Nga Shqipëria / E Enjte 10 Janar 2019, 12:12

Studentët bojkotojnë mësimin, bllokojnë hyrjen dhe ngujohen në fakultete (Video)

Ditën e sotme, në vend që të dalin në shesh për të protestuar, studentët kanë vendosur të shkojnë në fakultete, por jo për të vijuar mësimin.

Një pjesë e studentëve në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës janë ngujuar në auditorë, një skemë që ndodhi një ditë më parë në disa fakultete në kryeqytet.

Të ngujuar brenda ambienteve të auditorit, studentët e drejtësisë kanë lajmëruar se do të bëjnë një video-konferencë, në të cilën do të parashtrojnë kërkesat për dekanatin.

Kerkesat vijojnë si më poshtë:

1.Shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

2- Shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

3- Nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai. 4- Mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.