Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, gjithmonë e ka treguar raportin e veçantë që ka me prindërit dhe familjen e saj. Ajo është shprehur gjithmonë krenare për ta dhe i ka falenderuar për gjithë sakrificat që kanë bërë për të në këto vite.

Për tu shpërblyer gjithë dashurin e dhuruar, Rita u ka blerë prindërve një super shtëpi e cila kap çmimin marramendës e 1.3 milionë dollar. Kanë qenë vetë prindërit e saj ata të cilët kanë publikuar pamje nga shtëpia e re super modern.

Në të ka 6 dhoma gjumi dhe një dizajn të interierit shumë të veçantë. Mbajtëset e shkallëve janë të zbukuruar me ar dhe kanë një stil të vjetër dhe shumë piktura nëpër mure.

Ndër të tjera shtëpia ka një kopsht, dyshemetë e zbukuruar dhe një dhomë elegante ngrënie.








