Nga Shqipëria / E Enjte 10 Janar 2019, 11:11

Jeni ambicioz dhe keni ëndrra për të ardhmen? Ja vendi ideal në botë ku ju mund të punoni

Shumë të rinj ambicioz dhe që kanë dëshirë të punojnë dhe të realizojnë qëllimet e tyre për të ardhmen, gjithmonë janë të prirur që të lëvizin nga vendi i tyre dhe ti drejtohen një vendi të huaj ku mund të përmbushin ëndrrat e tyre.

Së fundmi, sipas bankës ndërkombëtare HSBC vendi ideal për këta njerëz është padyshim Gjermania e cila për vitin 2019 zë vendin e parë si vendi më i mirë ku mund të punosh.

Sipas rezultatit të një sondazhi të kryer te 22,318 persona që jetojnë jashtë vendit të lindjes, në 163 vende të botës, Gjermania është vendi i duhur për të përmbushur ambiciet e tua.

Faktorët e jashtëm, si klima ekonomike dhe politike, nuk u morën në konsideratë drejtpërdrejt, por mund të kenë ndikuar në vlerësimet e të intervistuarve.

Për herë të parë, Gjermani ka kapërcyer Suedinë dhe Zvicrën. Nuk bëhet fjalë vetëm për kushtet e punës në vetvete. 65% e të intervistuarve e vlerëson vendin e punës më produktiv, kurse 70% e atyre që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të origjinës thotë që ekuilibri jetë personale – jetë profesionale është përmirësuar duke u transferuar në Gjermani.

Zvicra

Zvicra renditet në vendin e pestë në klasifikimin e këtij viti. Vendi ka marrë një vlerësim të mirë veçanërisht për progresin në karrierë. Thuajse dy të tretat e të intervistuarve, apo 62%, thanë që Zvicra ofron një mjedis të mirë për zhvillimin e tyre profesional. Megjithatë 63% e të intervistuarve pretendonin një ekuilibër më të mirë mes jetës profesionale dhe jetës personale krahasuar me vendin e tyre të origjinës.

4.Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe, me Dubain dhe Abu Dhabin, qendra ekonomike, renditen në vendin e katërt, duke ruajtur pozicionin për të katërtin vit me radhë si vendi më i mirë për ata që duan të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të origjinës. Emiratet e Bashkuara Arabe vlerësohen veçanërisht për lehtësitë ekonomike. 95% e të intervistuarve thanë se kanë pasur përfitime si pjesë e kontratës së punës – niveli më i lartë në botë, ndërkohë, thuajse tre të katërtat (73%) thanë që perspektiva e tyre e fitimeve ishte më e mirë se sa në vendin e lindjes. Thuajse gjysma e të intervistuarve thanë se kultura e punës ishte më e mirë se sa në vendin e origjinës.

3.Britania e Madhe

Pavarësisht Brexit, Britania e Madhe është ngjitur me 6 pozicione, duke u renditur e treta në klasifikimin e vendeve më të dëshiruara për të jetuar dhe për të punuar. Me perspektiva të mira për zhvillimin profesional dhe personal, Britania e Madhe ka fituar pikë këtë vit për një ekuilibër të mirë mes jetës profesionale dhe personale dhe pagave të larta. Pjesa më e madhe e të huajve që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe (58%) thanë që kultura e punës është më e mirë se në vendin e origjinës. Sipas të intervistuarve, Britania e Madhe është vendi më i mirë për të mësuar aftësi të reja dhe vendi i katërt më i mirë për të ngjitur shkallët në karrierë, duke lënë pas Hong Kongun, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Singaporin.

2.Bahrejni

Këtë vit, Bahrejn renditet në vend të dytë (+10 pozicione nga viti i kaluar) si vendi i dytë më i mirë për të huajt për të jetuar e për të punuar, falë lehtësive të shumta në kontratat e punës. 77% e të intervistuarve thanë se perspektivat e tyre të fitimeve ishin përmirësuar në Bahrejn krahasuar me vendin e origjinës (62% vitin e kaluar). Përveç lehtësive të shumta në kontratën e punës, Bahrejn fiton pikë edhe në zhvillimin e karrierës.

1.Gjermania

Në krye të klasifikimit këtë vit është Gjermania. Besnike ndaj reputacionit për efikasitetin, Gjermania është konsideruar edhe si një vend për progres në karrierë, me 65% e të intervistuarve që e cilëson si vend “produktiv”. 70% e të intervistuarve thonë që ekuilibri mes jetës profesionale dhe asaj personale është përmirësuar që kur është transferuar në Gjermani. Të huajt që jetojnë dhe punojnë në Gjermani e vlerësojnë vendin për kulturën e punës dhe nivelin e sigurisë në punë. Thuajse tre të katërtat e të intervistuarve raportuan për përmirësim të sigurisë në punë në Gjermani krahasuar me vendin e origjinës.

Burimi: Monitor