Ditën e djeshme në media u komentua gjatë një video ku Butrint Imeri shfaqej në krahë të një vajze duke u argëtuar në një club. Mjaftoi kjo dhe të gjithë aluduan se ajo ishte e dashura e re e Butrintit, i cili pak kohë më parë dha fund lidhjes me moderatoren Kiara Tito.

Mirëpo, vajza në fjalë reagoi duke mohuar se mes tyre ka diçka. Por ndonëse të gjithë mendonin se ai dhe Kiara janë ndarë, një detaj i fundit ka vërtetuar se në fakt ata vazhdojnë të jenë bashkë.

Sipas disa fotove të siguruara nga ‘Intv’, çifti ndonëse nuk e ndjek njëri tjetrin në Instagram vazhdon të jetë bashkë duke qenë se shpesh herë pëlqejnë të veshin rrobat e njëri tjetrit. Siç shihet në foto, Kiara dhe Butrinti janë shfaqur me të njëjtën bluzë, gjë që ka bërë që fansat të mendojnë se ende janë bashkë.





