Ndonëse të gjithë mendojnë se vendet me pasaportat më të fuqishme janë Gjermania, Anglia apo Amerika në fakt një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi edhe për vitin 2019 Japonia është shpallur si vendi me pasaportën më të fuqishme në botë.

Sipas një vlerësimi të bërë së fundmi nga Indeksit “Henley”, pasaporta japoneze është një nga ato pasaporta që të jep më shumë lehtësira në të gjithë botën dhe me të mund të udhëtosh në 190 vende.

Pas Japonisë në vend të dytë renditet Korea e Jugut, pasaporta e së cilës njihet nga 189 vende. Në shtetet evropiane, Norvegjia renditet ndër më të fuqishmet.

Franca dhe Gjermania renditen në vendin e tretë, me pasaportat e tyre që njihen nga 188 vende. Ndërsa Iraku ka pasaportën më të pafuqishme në botë.




