Nga Shqipëria / E Enjte 10 Janar 2019, 09:09

Pasi dha lajmin se do të bëhet sërish nënë, moderatorja shqiptare qan në mes të emisionit

Një muaj më parë, moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Ermira Çausholli publikoi një foto ku shfaqej së bashku me bashkëshortin dhe barkun e rrumbullakosur. Jo ndau me ndjekësi lajmine  ëmbël se është në pritje të fëmijës së katërt.

"Para se te mbyllet ky vit, do te ndajme me ju lajmin me te bukur per familjen tone. Jemi ne pritje te embel per here te katert dmth Mira eshte pese muajshe e gjysem shtatzane", shkruante Ermira.

Ditën e djeshme, ajo ka qenë e ftuar në emisioni ‘Ftesë në 5’ ku është surprizuar nga vajza e saj e madhe e cila prej kohësh jeton në Austri.

Ajo është emocionuar shumë dhe ka shpërthyer në të qara, ndërkohë që tregoi se është mjaft e lidhur me të bijën.