Jeta personale e reperit Ledri Vula ka qenë gjithmonë në vëmendje të mediave dhe shumë e komentuar nga fansat e tij. Ai tregohet mjaft diskret për jetën private, por shpesh herë dalin informacione për lidhjet e tij.

Pak kohë më parë, Ledri u përfol shumë pasi u aludua se mes tij dhe këngëtares Diona Fiona kishte një lidhje gjë për të cilën dyshja nuk reagoi. Mirëpo, më pas u zbulua se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë pasi Ledri ishte në një lidhje me një vajzë që quhet Sara Hoxha.

Së fundmi është zbuluar se dhe reperi me Dona Fionën njihen pikërisht nga e dashura e tij. Në një video të fundit të postuar nga këngëtarja, shihet se ajo dhe e dashura e Ledrit janë duke u argëtuar së bashku në një club, ndërkohë që tregojnë se janë shumë mikesha.





