Labeli i njohur 'Babastars' prej kohësh ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të numrit të lart të reperave që janë larguar muajt e fundit. Si fillim ishte Skivi, më pas Agon Amiga dhe së fundmi Cozman ai i cili lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e grupit.

Mirëpo, ndonëse të gjithë mendonim se Agon Amiga kishte prishur marrëdhëniet me anëtarët e tjerë të grupit, duke qenë se nuk ndiqte asnjë në Instagram, mbrëmjen e djeshme ai i ka habitur të gjithë me postimin e tij.

Reperi ka publikuar një foto në të cilën shkruan “AMG. Vjen së shpejti Babastars”, duke i lënë të gjithë të mendojnë se ai është rikthyer sërish tek grupi i tij.





