Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Janar 2019, 22:10

Kishte 5 vite që e donte, Hueyda flet për historinë e veçantë të dashurisë me partnerin e ri

Hueyda El Sayed ka qenë prej kohësh shumë e komentuar në media për shkak të ndarjes së papritur nga partneri dhe deklaratës ku tregoi se ai e kishte tradhtuar.

Mirëpo, prej kohësh tashmë ajo ka zbuluar se e ka hedhur pas krahëve historinë me ish burrin dhe ka nisur një histori dashurie me mikun e saj Tier.

Hueyda i ka rrëfyer së fundmi Olti Currit historinë e dashurisë me Tier dhe sesi ai i ka zbuluar asaj se e donte prej 5 vitesh dhe nuk ja kishte treguar.

"Tier quhet, është drejtor i institutit financiar në Luksemburg. Këta kanë qenë shoqëri e përbashkët, jemi njohur prej 5 vitesh. Kur u ndava nga bashkëshorti e takova si mik Tierin dhe më pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë që situata erdhi në atë pikë sa bashkëshorti i thonte je aseksuale, je përtace, je e shëndoshë. Duke i thënë këto gjëra Tieri i kishte thënë: Unë kam 5 vjet që të dashuroj. Hueyda i tha pse s'ma the më përpara", tregoi Olti i ftuar sot tek "Rudina".