Një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar janë padyshim Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, jeta e të cilëve përbën një interes të madh për publikun dhe median.

Mirëpo, ata gjithmonë tregohen diskret për jetën e tyre dhe shumë rrallë flasin për të. Ditën e sotme, blogeri Olti Curri ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka nxjerr një sekret të bukur të çiftit.

"Shumë shpejt Albani dhe Miriami do hapin një biznes shumë interesant. Ja nxorra sekretin. Më falni", u shpreh Olti.





