Ditën e sotme u përhap me shpejtësi në media një video ku këngëtari Butrint Imeri shfaqej në një klub nate me një vajzë bjonde. Ata shiheshin mjaft të buzëqeshur, ndërkohë që më pas Butrinti i ka pëshpëritur asaj disa fjalë në veshë.

Kjo gjë bëri që të gjithë të aludonin se vajza në fjalë është e dashura e tij e re. Megjithatë e kontaktuar nga ‘Iconstyle’, vajza e ka mohuar një gjë të tillë.
Vajza e cila quhet Antonela ka zbuluar se takimi me Butrintin ka qenë një rastësi, ndërsa fjalët që ai i than në vesh ka vendosur ti mbaj sekret.




