Pas përfundimit të "Hell’s Kitchen" shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli lajmëroi në një intervistë se do të vijë sezoni i dytë i këtij emisioni, i cili ndonëse u kritikua shumë rezultoi mjaft i ndjekur.

Mirëpo, ditën e sotme Renato është kapur në ambientet e televizionit ‘Klan’. Në disa foto të publikuara nga gazeta ‘Express’ Mekolli është fotografuar në pjesën e parkimit dhe kjo gjë bëri që shumë media të aludonin se ai do të zhvendoset në Klan.

Por i kontaktuar nga ‘Iconstyle’ Renato ka folur rreth këtij lajmi duke thënë: “Do të keni shumë të reja. Shef Renato do të jetë aty ku vërtetë shkëlqen ajo që bën dhe mbështetet nga njerëzit e kanalit ku është”.





