Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Janar 2019, 21:09

Almeda ti je? Moderatorja bën ndryshimin drastik në pamje pak para lindjes së djalit

Almeda Abazi është një nga aktoret dhe moderatoret e dashura shqiptare, e cila shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Almeda është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku publikon foto e video të ndryshme nga jeta e saj private e profesionale.

Por pak më parë, Almeda i ka habitur të gjithë kur është shfaqur me flokë bjondë të shkurtër e të prerë me baluke.

Bukuroshja ka filmuar veten nga parukeria me pamjen e re, por më vonë i ka qetësuar të gjithë ndjekësit e saj duke lënë  të nënkuptohet se ishin thjeshtë paruke.

“Mos u shqetësoni”, shkruan Almeda në foton ku shfaqet sërish me flokët e saj të gjatë e të zinj.