Spektakli shumë i dashur për publikun "The Voice Kids" këtë vit do të vijë me një sërë ndryshimesh në ekranin e ‘Top Channel’. Siç u bë e ditur muaj më parë ndryshe nga vitet e tjera këtë herë do ta prezantojë emisionin Dojna Mema dhe jo Ledion Liço.

Madje me largimin e Eneda Tarifës , pjesë e jurisë së spektaklit do të jetë këngëtarja Arilena Ara. Në spotin e fundit të publikuar është zbuluar edhe data se kur do të fillojë ky spektakël.

Sic është lajmëruar emisioni do të startojë në datën 18 janar me audicionet e fshehura.






