Moderatorja bukuroshe shqiptare, Bora Zemani ditën e sotme feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 27 vjeç dhe këtë vit përveç se është surprizuar nga miqtë, është surprizuar dhe nga moti pasi në Tiranë ka rënë borë.

Bora ka publikuar disa foto dhe video në ‘Instastory’ teksa ka treguar se ditëlindjen e ka pritur në mes të rrugës me shoqen e saj të ngushtë, Semi Jaupaj duke kënduar dhe duke shijuar borën.

Ndërkohë më pas bukuroshja brune ka publikuar dhe disa foto ku tregon se është surprizuar me dy torta, të cilat mbanin qirinjtë me numrin 27 sipër.






