Prej disa ditësh në media është përfolur gjatë për ndryshimin e mbiemrit të deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, nga Suma që e ka pasur dikur në Duma.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dritare me Rudinën”, ajo ka zbuluar të vërtetën që qëndron pas ndryshimit të këtij mbiemri dhe prejardhjen e tij.

Siç raporton “Anabel”, familja e deputetes më parë ka përdorur mbiemrin Suma, por për shkak të konotacionit negativ ata kanë zgjedhur ta ndryshojnë në Duma.

"Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka pasur mbiemrin Suma, një familje e madhe, dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekur përpara, kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa herë merren me mua si person, jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë."- ka rrëfyer deputetja në studio.




