Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Janar 2019, 11:11

Më e emocionuar se kurrë, Alfona zbulon vendin përrallor ku do bëj festën e beqarisë

Çifti i njohur i showbizit Blero Muharremi dhe Afrona Dika lajmëruan pak kohë më parë se do të kurorëzonin lidhjen e  tyre në martesë në shtator të këtij viti. Dyshja është shfaqur shumë e emocionuar dhe që tani kanë nisur të merren me përgatitjet e para.

Mbrëmjen e djeshme, Afrona ka zbuluar vendin përrallor ku ajo dhe mikeshat e saj kanë vendosur të kalojnë festën e beqarisë. Siç ka treguar në postimin e saj në 13 qershor ajo do të udhëtojë në ishullin e njohur Mykonos ku dhe do të festojë.

“Mezi po pres. Festa e beqarisë, me vajzat e mia”, ka shkruar pranë postimit Afrona.