Reperja e njohur Tayna është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar dhe të sulmuar nga kolegët e saj. Suksesi i saj i menjëhershëm nuk i ka pëlqyer të gjithëve dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar këngëtaren se i blen klikimet.

Një sherr i bujshëm ka qenë dhe ai mes saj dhe Rinës. Dy vajzat sulmonin njëra-tjetrën në rrjete sociale pasi që të dyja u vetëquajtën si mami i repit.

Megjithatë ditën e djeshme Tayna ka vendosur që ti bëj një diss Rinës dhe reperit Fero. Ajo ka publikuar një video në ‘Instagram’ mbi të cilën ka shkruar: “m’i pas view-ërsat fake, njerzit n’koncert qysh i blejta?”

Më pas të shumtë kanë qenë ata fansa që kanë dyshuar se kjo video ku reperja shfaqet duke repuar i dedikohet Feros, i cili e quan veten “Baba” dhe Rinës, e cila e quan veten “Mama” e rap-it.

“Qysh po don mu shty kur tekstet s’i shkruan vet, ti shkrun dosti yt e ai ‘jol’ osht vet, i bjen që femnave nuk ia qet. Domethënë jom Baba se Nana e kam leht. Rolli n’G-Class dhe shoqet high class, kur na sheh je tu plas”, këndon Tayna duke ju referuar këngës “S’ka konkurrenc” të dyshes.




