Kryeministri Edi Rama, ka publikuar ditën e sotme një sërë statusesh të njëpasnjëshme në Twitter, ku ka treguar se mbrëmjen e djeshme e ka gdhirë duke shkëmbyer mesazhe me studentët.

Nëpërmjet këtij postimi, Rama shkruan se ka dëgjuar të gjitha mesazhet që i kanë dërguar studentët dhe ka sqaruar njëherë e mirë pagesat lidhur me tarifën e shkollës.

Reagimi i Ramës: 1/ Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin. Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë. Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare. Por mjafton një klik http://qbz.gov.al dy sy për të parë.

2/ E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave.

3/ Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua, ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë.
1/ Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapinð???Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zëð???Shumë thoshin s'kanë dalë VKM në Fletore Zyrtareð?¤?Por mjafton një klik https://t.co/R4xtl0rhqt dy sy për të parëð??? pic.twitter.com/U07LnrCpgw
— Edi Rama (@ediramaal) January 9, 2019






