Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Janar 2019, 11:11

Tha se e ka veç shoqe, por kjo foto e Feros dhe të dashurës nuk duhet humbur

Prej disa muajsh Fero dhe modelja bukuroshe Arbenita Ismajli janë komentuar gjatë në media pasi është përfolur se ata janë në një lidhje. Dyshja është kapur shumë herë mat dhe madje dedikimet dhe komentet ngacmuese mes tyre kanë lënë të kuptohet se janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Mirëpo, në një intervistë të fundit Fero ka sqaruar se mes tyre nuk ka asnjë lidhje dhe se ata janë thjesht miq shumë të mirë dhe se Arbenitën e konsideron shoqe të ngushtë.

Megjithatë edhe pse e mohoi, ata së fundmi janë kapur sërish mat. Në një foto të publikuar nga 'Prive' dyshja shihet teksa po presin në aeroport për të udhëtuar drejt Zvicrës ku Fero ka një koncert.