Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Janar 2019, 10:10

Shqiptarët pesimistët më të mëdhenj, ja pse i shmangin blerjet e shtrenjta

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga "Monitor", konsumatorët shqiptarë janë cilësuar si  konsumatorët më pesimist, pasi prej vitesh ata kanë preferuar që të shmangin blerjet e mëdha.

Sipas  një ankete të ‘Bankës së Shqipërisë’ për gjendjen financiare të individëve në tremujorin e katërt të vitit 2018 ka rezultuar se ecuria reale e blerjeve të mëdha, ku përllogariten kryesisht banesa dhe pasuri të paluajtshme kryesisht, ka qenë edhe më e përkeqësuar se parashikimet e konsumatorëve.

Një pjesë e madhe e konsumatorëve kanë pranuar senë tremujorin e katërt të 2018 nuk kishin  blerë mallra me vlerë të madhe. Balanca e përgjigjeve ishte negative në më shumë se 61 përqind.

Në anketën që ishte bërë në tremujorin e tretë të vitit 2018, konsumatorët, i prisnin blerjet e mëdha në tremujorin e katërt, balanca e përgjigjeve negative ishte mbi 44 për qind, por në realitet zhvillimet reale të blerjeve në tremujorin e katërt ishin  edhe më të përkeqësuara pasi balanca e përgjigjeve negativisht e më shumë se 61 për qind.

Sistematikisht që në tremujorin e katërt 2016, konsumatorët kanë qenë më optimist për blerjet e mëdha, teksa zhvillimet reale kanë qenë me të përkeqësuara se pritshmeritë.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin braktisjen e blerjeve të mëdha me efektin emigracion. Një sondazh i fundit i Gallup ka gjetur se 60 përqind e shqiptarëve kanë në plan të emigrojnë.

Duke mos e planifikuar të ardhmen e tyre në vendin tonë ata ngurojnë të blejnë mallrat ë qëndrueshëm të tilla si shtëpi dhe toka, apo mjete të tjera që kushtojnë.

Kjo sjellje e konsumatorëve është e dëmshme për ekonominë, pasi nga ana tjetëroferta në sektorin e ndërtimit po vjen gjithnjë në rritje prej numrit të madh të lejeve të dhëna për banesa kryesisht në Tiranë.

Burimi: Monitor