Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Janar 2019, 10:10

Albi Nako dhe Alba nuk fshihen më, nisin pushimet së bashku

Koreografi i njohur Albi Nako është komentuar muajt e fundit në media pasi është përfolur se ai dhe balerina e trupës së baletit Alba Hoxha janë në një lidhje. Ndonëse ata janë kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, asnjëherë nuk e kanë pranuar se janë të lidhur.

Mirëpo, së fundmi si Alba si Albi kanë publikuar në ‘Instastory ‘disa foto ku shfaqen nga i njëjti vend. Çifti ka zgjedhur që këto ditë ti kalojë në Brezovic afër borës.

Ndonëse nuk kanë publikuar asnjë foto bashkë, pamjet e postuara  nga i njëjti ambient kanë lënë të kuptojnë se janë bashkë në këtë udhëtim.

Foto Intv