Gati një muaj më parë, reperi Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë të një vajze që e quajtën Hana. Edhe pse ata gjatë shtatzënisë u treguan mjaft diskret, që prej lindjes së vajzës ata kanë publikuar vazhdimisht foto të vogëlushes.

Mirëpo, ditën e sotme Loredana ka publikuar një foto të vajzës gati një muajsh. E veshur e gjitha me rozë, Hana shfaqet duke fjetur në krahët e reperes që siç duket po e shijon shumë mëmësinë.






