Këngëtari i njohur Burint Imeri ka qenë në vëmendje të mediave prej kohësh pasi është aluduar se ai dhe moderatorja Kiara Tito janë në një lidhje. Edhe pse ata kurrë nuk e konfirmuan, në media qarkulluan shumë foto të çiftit, madje pak kohë më parë u përfol se ata tashmë janë ndarë.

Siç duket Butrinti po e hedh pas krahëve historinë me Kiarën pasi së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video e tij përkrahë një vajze bjonde.

Dyshja shfaqen duke u përqafuar në një club nate, ndërkohë që më pas Butrinti i thotë disa fjalë në vesh bukuroshes bjonde.




