Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Janar 2019, 09:09

Vazhdon sherri në Babastars/ Pasi Skivi e sulmoi për djalin, Majk reagon keq

Prej ditësh labeli i njohur 'Babastars' ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të deklaratave të forta të Cozman dhe Skivit, të cilët u larguan përfundimisht nga ky grup.

Mirëpo, Skivit siç duket nuk i del e keqja me Babastars, pasi mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një postimi ka sulmuar Majk pasi tha që do nxjerr në klip djalin e tij Roan pasi të rritet.

"Mirëmëngjes repera barbika (barbies). Ruhuni se po nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys", shkruante ai.

"Po dhe ti je këngëtar ose reper, por nuk jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel….as nuk ngasim makina të njëjta, as nuk bëjmë para të njëjta", shkruan Majk, status i cili thuhet se i drejtohet Skivit.