Modertorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani të shtunën e kaluar ka nisur sezonin e ri të emisionit "Dua të të bëj të lumtur" dhe si gjithmonë është ndjekur shumë nga publiku.

Ajo që në fillim të karrierë së saj është komentuar gjatë për pamjen dhe stilin e saj në të veshur. Prej kohësh Arbana i ka qëndruar besnik ngjyrës bjonde tek flokët, mirëpo ditën e sotme prezantuesja ka vendosur që ta ndryshojë atë.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet së bashku me Xhemin në makinë, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është ngjyra e errët e flokëve, pasi Arban ka zgjedhur që të heq dorë nga bjondja dhe ti lyej flokët ngjyrë të zezë.




