Nga Shqipëria / E Martë 8 Janar 2019, 19:07

Kejsi dhe Stresi do të bëjnë dasmë madhështore, vjehrra i nxjerr zbuluar

Stresi dhe Kejsi janë një nga çiftet më të dashura për publikun që kanë tërhequr vëmendjen pasi papritur lajmëruan se pas fejesës kishin kryer celebrimet në fshehtësi.

Ata janë komentuar gjatë dhe për shkak të arrestimit të reperit i cili prej muajsh ndodhet në burg për shkak se u gjet me armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Mirëpo, siç duket së shpejti çifti ka ndërmend që të bëj një dasmë madhështore dhe këtë gjë e ka zbuluar nëna e reperit në një koment që ka lënë në një foto ku Stresi dhe Kejsi shfaqen të veshur me të bardha.

"Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. I dua Stresin dhe Kejsin", shkruan mamaja e Stresit.