Të shtunën e kaluar në emisionin "Dua të të bëj të lumtur" një nga personazhet që mori vëmendjen e publikut ishte Pajo, i cili ju drejtua emisionit për të kërkuar një shoqe të moshës së tij për të kaluar kohën.

Por të gjitha zonjat që ishin të ftuara në emision refuzuan që të kalonin kohë dhe të njohin zotërinë dhe për këtë arsye moderatorja Xhemi Shehu e ka surprizuar ditën e sotme Pajon duke e vizituar dhe duke kaluar kohë me të.

Xhemi ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet përkrahë Pajos ndërkohë që po pinë diçka. Ata shihen të buzëqeshur dhe duket se zotërisë i ka pëlqyer surpriza.




