Nga Shqipëria / E Martë 8 Janar 2019, 18:06

Lyrical Son rrënqeth me dedikimin për të bijën: Më dhemb që s'të kam afër

Siç dihet reperi i një sërë hitesh Lyrical Son është baba i një vajze e cila edhe pse ende në moshë të vogël është bërë e njohur fal fotove dhe videove që reperi publikon herë pas here me të.

Ditën e sotme, Eva feston ditëlindjen dhe Lyrical Son në pamundësi për të qenë pranë saj i ka bërë vogëlushes një urim shumë rrënqethës.

“Urime zemër ishalla edhe plot të tjera me shëndet e lumturi. Po më dhemb shumë që stë kam afër të të uroj siç duhet e të ta puth atë fytyrën e bardhë. Të dua shume kaçurrelja e babit. P.S. puthe mamin për mua. Ju Dua e shihemi shpejt kismet”, shkruan ai pran fotos.