Nga Shqipëria / E Martë 8 Janar 2019, 17:05

Granit Xhaka shpallet futbollisti shqiptar më i paguar në botë, ja paga marramendëse që merr

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të suksesshëm shqiptar, i cili siç dihet prej kohësh luan për Arsenalin dhe Kombëtaren e Zvicrës. Siç duket pagesat që Graniti merr nga dy skuadrat janë shumë të larta, pasi ai së fundmi është renditur si një nga futbollistët më të paguar në botë.

Sipas një studimi që është kryer së fundmi nga Qendra  Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit, pagat që merr  Xhaka kapin shifrat marramendëse.

Sipas raportit ai vlerësohet me shifrën  62.9 milionë euro, ndërkohë që pas tij vjen Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Hysa.