Për shkak të impenjimeve të saj në "Eurovizion", këngëtarja Jonida Maliqi ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e emisionit E diell ku pak muaj më parë tha se do të prezantonte një rubrikë.

Mirëpo, siç duket tashmë në vend të saj është vendosur një tjetër personazh i njohur. Siç është bërë e ditur së fundmi vendin e Jonidës në emisionin e të dielës e ka zënë gazetarja Ilnisa Agolli, e cila është mbesa e Dritëro Agollit.

Ajo ka publikuar spotin e emisionit në profilin e saj dhe ka lajmëruar se këtë sezon do të jetë pjesë e emisionit “E diell” që rikthehet në “Top Channel” pas një mungese të madhe.
View this post on Instagram




