Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë. Ajo është mjaft e dëgjuar dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku herë pas here komunikon me fansat e saj.

Së fundmi një nga fanset e këngëtares i ka dërguar një koment aspak të këndshëm Aurelës, duke e quajtur atë plak në një nga videot e saj.

Ky mesazh ka tërhequr vëmendjen e Gaçes e cila nuk është kursyer aspak në përgjigjen e saj dhe e ka lënë me gisht në gojë vajzën me përgjigjen.

"Plakat në aksion", i shkruan ajo për postimin në Instastory.
"Në këtë rast, ti e kush mendon si ty, kush fyen, e aq më tepër njerëz që punojnë, ju dërgoj shumë dashuri.", janë fjalët e Aurelës të shoqëruar me emojin e gishtave të mesit.
"Kiss my fucking hot ass. Apo e do shqip? Më puth bythën time labe.", ka përfunduar këngëtarja e revoltuar.





