Ka bërë bujë këto ditë largimi i Cozman, Agon Amigës dhe Skivit nga labeli “Babastars” dhe deklaratat e tyre të ashpra kundrejt anëtarëve që mbesin ende në këtë grup.

Pas deklaratës së bujshme të Cozman, Skivi ka thumbuar keq ish-kolegët e tij të tjerë reperi, nëpërmjet një statusi që ka bërë në Instastory.

“Mirëmëngjes repera barbika (barbies). Ruhuni se po nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys”, ka shkruar reperi në postim.





