Nga Shqipëria / E Martë 8 Janar 2019, 13:01

Capital T theu rrjetin me videon e tij, por sfida që i hap Bes Kallaku do t’ju shkrijë së qeshuri (Video)

Reperi shumë i njohur Capital T pak javë më parë ka publikuar këngën e tij më të re "Filma" që u kthye menjëherë në hite dhe që dëgjohet nga të gjithë. Ai ka marrë vëmendjen e publikut së fundmi me një video që u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Në të reperi shfaqej duke kënduar dhe duke gatuar.

Kjo video që u pëlqye shumë nga fansat e Capitalit ka marrë vëmendjen dhe të aktorit të humorit Bes Kallakut, i cili ka vendosur ta sfidojë Kapon me një video.

Besi ka publikuar një video ku shihet duke gatuar në kuzhinën e tij ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e tij “Skifterja e zemrës”.

“Diss Capital T”, ka shkruar aktori pranë videos që ka shkrirë së qeshuri gjithë ndjekësit e tij.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Diss to @truekapo ð???.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

"Ku a djathi me domate or tej", i komenton Capital T Besit.