Nga Shqipëria / E Martë 8 Janar 2019, 12:12

E quajtën lopë dhe të shëndoshë, Fifi i mbyll gojën fansave njëherë e mirë

Këngëtarja Fifi ka qenë një nga personazhe më të komentuara që në daljen e saj të parë në ekran. Ajo përveç se është pëlqyer për këngët e saj që janë kthyer në hite, është komentuar gjatë dhe për format fizike dhe të shumtë kanë qenë kritikat për peshën e saj.

Shumë prej ndjekësve kanë arritur deri aty sa e kanë ofenduar në komente dhe mesazhe duke e quajtur lopë dhe të shëndoshë. Megjithatë, ndonëse Fifi gjithmonë i ka marrë me sportivitet këto komente, së fundmi ka vendosur t'i jap fund njëherë e mirë këtij bullizmi.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë,” shkruan ajo nën një video të vetën ku këndon “Beautiful” të Flori Mumajesit.