Nga Shqipëria / E Martë 8 Janar 2019, 12:12

Çuditen fansat, zbulohet fejesa e Taynës me anëtarin e grupit OTR

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u komentua gjatë lajmi se reperja e njohur Tayna është në një lidhje me tekstshkruesin dhe drejtuesin e klipeve të labelit ‘Redbox’ Kesh Montana.

Mirëpo, burime pranë ‘Arbresh.info’ kanë treguar se më parë këngëtarja shumë e njohur ka qenë e fejuar me një nga anëtarët e grupit OTR. Bëhet fjalë për Nolimaan, i cili është pjesë e labelit të njohur dhe në dorë mban një tatuazh me emrin e grupit.

Ndërkohë vetë Tayna ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa Nominaan një vit më parë është martuar me partneren e tij.