Nga Shqipëria / E Hënë 7 Janar 2019, 18:06

E bujshme/ Ja shqiptarja që do kandidojë për deputete në Zvicër

Shqiptarët janë integruar me sukses në vende të ndryshme të Evropës, ku shumë prej tyre kanë pozicione shumë të mira edhe në strukturat shtetërore të këtyre vendeve. Së fundmi, është bërë e ditur se një shqiptare është duke kandiduar për deputete në Parlamentin e Zvicrës në zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars të këtij viti.

Ajo quhet Arbela Statovci dhe është një sipërmarrëse, si dhe pronare e një firme.

“Jam një ndërmarrëse nga Zvicra, pronare e firmës “massgekocht”, dhe angazhohem në bordin e FDP-s Wallisellen, në Bordin e fakultetit HWZ dhe si mentore ngrihem për rininë tonë, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të gjejnë një hyrje optimale në botën profesionale”, është shprehur Statovci për albinfo.ch.

Arbela shpreson se do të ketë votën në zgjedhjet që zhvillohen në muajin mars. “Nga përvoja ime personale, e di se është për rininë një sfond të integrimit, nuk është e lehtë të gjesh rrugën opitmale rreth sistemit tonë arsimor. Si një ndërmarrëse, arsimi, kërkimi dhe inovacioni janë shumë të rëndësishme për mua, sepse ato janë qendrore dhe të lidhura ngushtë.

Suksesi i Zvicrës bazohet kryesisht në një sistem të shkëlqyeshëm arsimor. Inovacioni është motori ekonomik i vendit tonë. Rinia jonë është e ardhmja jonë”, ka shtuar tutje.

“Dëshiroj mbështetjen e njerëzve të vendit tonë, të cilët ndajnë mendimin tim dhe angazhimin tim për një të ardhme të mirë për rininë tonë. Dua që ne të jemi të fortë së bashku dhe të tregojmë se nuk kemi vetëm një integrim të suksesshëm pas nesh, por historia jonë dhe fati ynë na kanë sjellë luftëtarët. Se ne jemi një popull i fortë, me një rininë inovative, dinamike dhe të përkushtuar, që është e fortë për të tjerët dhe për një të ardhme të përbashkët”, përfundoi Arbela Statovci.