Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH dhe siç dihet do të përfaqësojë këtë vit vendin në 'Eurovizion'. Mirëpo, pak muaj më parë ajo tregoi se do të vinte si prezantuese në një nga rubrikat e ‘E diell’.

Por në spotin e emisionit, këngëtarja nuk dukej asgjëkund dhe burime pranë ‘Revistës Bordo’ kanë treguar se pak para fillimit të emisionit Jonida ka hequr dorë për shkak të Eurovizionit.

“Eurovizioni kërkon shumë impenjim parapërgatitor, ndaj e kisha të pamundur të isha në ‘E Diell’, është shprehur këngëtarja.




