Nga Shqipëria / E Hënë 7 Janar 2019, 17:05

Dasma me Genc Prelvukaj, Eni Koçi flet për herë të parë për ceremoninë

Ditën e sotme në media u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të martohen shumë shpejt në një ceremoni madhështore. Sipas burimeve pranë 'Panorama Plus' çifti do të organizonte një dasmë ku të pranishëm do ishin shumë VIP-a.

Mirëpo, lidhur me këto lajme ka reaguar së fundmi vetë Eni nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku ka mohuar që një gjë e tillë të jetë e vërtetë.

” Të zotët e punës nuk dinë gjë. Ju po na e organizuat vijmë ne. Por ceremonitë nuk i kemi me shumë qejf”, shkruan Eni.