Dy ditë më parë këngëtarja Enca mori vëmendjen e të gjithë mediave pas një fotoje të publikuar në ‘Instastory’ ku shfaqej bashkë me një djalë, fytyrën e të cilit ja kishte fshehur me një figurë.

Të gjithë mediat aluduan se djali në fjalë ishte i dashuri misterioz i Encës. Madje ditën e djeshme identiteti i tij u zbulua dhe bëhej fjalë për Xhonathan Islami, djali i Alket Islamit, i cili në të njëjtën kohë postoi në Instagram një foto të vetën… në të njëjtin vend, me të njëjtën veshje.

Mirëpo, lidhur me këto thashetheme ka reaguar së fundmi Enca në një postim ku ka sqaruar se Xhonathan nuk është i dashuri i saj.
“Jeni të gjithë ujqër! Edhe kur të kem një të dashur, nuk do ta postoja KURRË në Instagram”, shkroi Enca.







