Nga Shqipëria / E Hënë 7 Janar 2019, 14:02

Dasma e vitit: Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj i japin fund beqarisë

Këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj kanë qenë një nga dyshet më të komentuara në media vitin që lamë pas. Ata prej kohësh e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë deri sa disa javë më parë pranuan se janë bashkë.

I ftuar në emisionin ‘Op Labi Party’, Genci tha: "E keni parë që në hyrje, kemi zgjedhur një event të tillë që të shfaqemi publikisht bashkë", u shpreh Genci gjatë një interviste.

Mirëpo, siç duket dyshja paska plane që lidhjen ta bëjë edhe më serioze. Burime pranë ‘Panorama Plus’ kane treguar se Eni dhe Genci do i japin fund beqarisë në këtë vit. Sipas burimeve, çifti do planifikojë një dasmë VIP ku të pranishëm do jenë shumë personazhe të njohur.