I ftuari i fundit në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama. Mirëpo, ardhja e tij në këtë emision nuk u prit aspak mirë nga shumë figura të njohura, por edhe nga njerëzit e thjeshtë. Moderatori Ermal Mamaqi ka qenë në qendër të kritikave dhe madje u akuzua se kishte marrë lekë nga kryeministri për këtë emision.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme Ermali i ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzuan. Ai ka publikuar një video në Instagram ku tregon të gjitha pyetjet që e vuri në siklet kryeministrin.

“Këto janë disa nga pyetjet për të cilat nuk mora pagesë…”, shkruan Mamaqi pranë videos me ironi.





