Nga Shqipëria / E Hënë 7 Janar 2019, 14:02

E sulmuan pasi ftoi Edi Ramën në emision, Ermal Mamaqi i jep përgjigje të gjithëve

I ftuari i fundit në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama. Mirëpo, ardhja e tij në këtë emision nuk u prit aspak mirë nga shumë figura të njohura, por edhe nga njerëzit e thjeshtë. Moderatori Ermal Mamaqi ka qenë në qendër të kritikave dhe madje u akuzua se kishte marrë lekë nga kryeministri për këtë emision.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme Ermali i ka dhënë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzuan. Ai ka publikuar një video në Instagram ku tregon të gjitha pyetjet që e vuri në siklet kryeministrin.

“Këto janë disa nga pyetjet për të cilat nuk mora pagesë…”, shkruan Mamaqi pranë videos me ironi.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Këto janë disa nga pyetjet për të cilat nuk mora pagesë...ð???

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on