Siç ishte lajmëruar edhe më parë studentët e fakulteteve të Tiranës dhe në rrethe, ditën e sotme kanë nisur protestën e tyre para Kryeministrisë.

Ata janë mbledhur në universitetet përkatëse për të vazhduar më pas marshimin drejt godinës së kryeministrisë, në revoltë për plotësimin e 8 kërkesave që i kanë paraqitur qeverisë.

Bojkoti i mësimit ka ndodhur edhe në rrethe, ku mësohet se një grup studentësh të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” janë organizuar për të protestuar, ndërsa një pjesë e vogël është rikthyer në mësim.

Ndërkohë, në protestë janë ngritur edhe studentë të Universitetit ‘Fan Noli’ në Korçë.
“Nuk do t’ju kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. La përpjekje për të përçare protestën dhe për të blerë studentët, por shumica e studenteve janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha universitetet”, pohuan studentët.




