Ditët e fundit në Instagram ka nisur një sfidë e re, ku nëse nominohesh në të, duhet të tregosh shumën e lekëve që ke në portofol.

Shumë prej VIP-ave shqiptarë janë bërë pjesë e kësaj loje dhe kanë dominuar kolegët e tyre. Deri tani këtë sfidë e kanë pranuar Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Rozana Radi, Ervin Kurti, Ori Kuçi, etj. Ata kanë publikuar foto të portofolave, ku mund të shihet qartë se sa para kanë me vete.




