Nga Shqipëria / E Hënë 7 Janar 2019, 12:12

Iku në Sarajevë për postin e rëndësishëm, Majlinda Bregu tregon shtëpinë moderne

Pak ditë më parë, ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu lajmëroi se do të largohej nga Shqipëria për tu zhvendosur në Sarajevë të Bosnjës për shkak të punës së re që do fillonte atje.

Ajo tashëm është larguar dhe ka filluar punën e re si Sekretare e Përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal dhe nëpërmjet disa postimeve ka zbuluar ambientin e shtëpisë së saj moderne dhe shumë komode në Sarajevë.

“Komoditet i ri”, ka shkruar Majlinda pranë fotos ku shihet një pjesë e sallonit që është e dekoruar me shumë shije.