Një çift me origjinë shqiptare në Zvicër ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithë mediave zvicerane. Demirali Saliu dhe bashkëshortja e tij Jesma me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, janë pronar të një salloni për prerjen e flokëve dhe janë kthyer në një ndër vendet ëm të preferuar për meshkujt.

Jesma është e vetmja femër shqiptare berbere në Zvicër. Ajo është mjaft e pëlqyer nga të gjithë, pasi përveç se profesion këtë punë e ka e pasion pasi ka fituar shumë çmime.

“Këtë zanat e kam marrë nga babai të cilin e kam berber. Mua më ka pëlqyer ky zanat dhe kam filluar të punoj te babai. Ka 15 vite që e punoj këtë zanat.Unë jam nga Maqedonia, më saktë nga Zhitosha e Prilepit”, tregon ajo.

