Nga Shqipëria / E Diel 6 Janar 2019, 18:06

Bëri këngë për shqiptarin dhe u vesh kuq e zi, reperit grek i ndodh e papritura

Pak kohë më parë në mediat shqiptare dhe ato greke bëri bujë kënga e re e reperit të famshëm grek TUS, kënga që titullohej 'Alket Rizai' dhe që i dedikohej kriminelit shqiptar që është mjaft i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi.

Përveç tekstit të këngës, TUS u kritikua dhe për veshjen me flamurin kuq e zi dhe madje e për elementët e tjerë shqiptar që ka përfshirë shpesh herë në këngët e tij.

Mirëpo, siç duket kënga Alket Rizai i ka sjellë probleme me policinë këngëtarit, pasi mësohet që ai mbrëmjen e djeshme është arrestuar nga policia dhe është mbajtur në paraburgim për shkak të kësaj kënge që është mjaft e  klikuar në Youtube.