Pak javë më parë balerini i njohur Graciano Tagani pas 7 vitesh që ishte pjesë e grupit të Albi Nakos, lajmëroi se koreografi i njohur e kishte pushuar nga puna me vetëm një mesazh në celular.

Në një intervistë për “Thumb” ai tregoi se ishte i zhgënjyer nga ky veprim dhe se nuk e priste pasi Albin e ka konsideruar mik.

Mirëpo, edhe pse pati shumë aludime, Graciano asnjëherë nuk tregoi arsyen se përse Albi e pushoi nga puna.

Së fundmi, njëra nga fanset i ka thënë Gracianos se deklarata që ai bëri në “Shiko kush luan”, ishte shkaku i sherrit dhe balerini e ka pohuar.

“Na që the tek Luana, trupa e baletit të Topit është më e mirë se e Albit dhe ai s’ka dashur të të lodh të dha dorëheqjen në tel.”, i ka shkruar fansja.
“Shumë e zgjuar qenke, famelinderit s’më kishte shkuar mendja”, ja kthen Graciano.





