Largimi i reperit Cozman nga labeli shumë i njohur Babastars është kthyer në një nga tema më të komentuara ditën e sotme në media. Nëpërmjet një postimi Comzan tha se do largohej përfundimisht nga grupi duke i quajtur pjesëtarët e tjerë repera fallco.

Pas tij i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Skivit, i cili nëpërmjet disa postimeve tregoi gjithë rrjedhën e ngjarjeve dhe çfarë e shtyu atë dhe pjesëtarë të tjerë të largohen nga Babastars.

Mirëpo, pak më parë Cozman nëpërmjet një postimi të dytë ka vijuar të sqarojë largimin e tij dhe ka publikuar të gjitha fititmet që përfitojnë anëtarët e grupit, ku siç shihet pjesa më e madhe shkon për Getoar Selimin.
“Publik i dashur, Reagimi im i djeshëm nuk ka qenë momental. Është reagim i akumuluar para shumë kohësh. Unë si Cozman kam bërë shumëçka që grupi jonë, ikonë e hip hop- it shqiptar me bazë në Prishtinë të ecë sa më përpara. Kam kontribuar në formën time si Cozman dhe kam qenë aty për shokët e mi gjithmonë si Ylber.”
“Grupi jonë, i regjisturar në firmën, BABA STARS sh.p.k nuk ka qenë grup ku mbi çdo gjë ka qenë biznesi. Ne jemishokë prej ditës së parë edhe kur unë nuk kam qenë në label. Por, kur shoqëria e sinqertë bie nën hijen e orekseve personale biznesore, atëherë jo vetëm që dëmtohet grupisi label, por edhe shoqëria. Jam krenar për krejt çfarë kemi bërë, por mospajtimet tona ndaj interesave personale kanë bërë që ne të mos jemi më bashkë si label, në fakt ka shumë kohë që nuk funksionojmë si label për shkak të atyre interesave personale të lartpërmendura. “
View this post on InstagramMe Sinqeritetin Ma Tmadh si prej dites t'pare, Ur Boy Cozman ð???ð?»ð??¯
Ai ka theksuar se Babastars do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij, reperi ka publikuar një listë me timet e secilit prej anëtarëve, ku shihet se pjesa dërrmuese shkon për Getoar Selimin, plot 39.00%. Ndërkohë Ylber Abdullahu, pra Cozman- i 8.00%, Visar Shala (Skivi) 27.00%, Agon Sylejmani (Agon Amiga) 22.00% dhe Asdren Zogaj (Dj Jungle) 4.00%.

“Mbështetësve (lexo: Përkrahësve) të BabaStars, se nuk ju them fansa se jemi
1 familje të gjithë- ju kërkoj falje për ngjarjet që kanë ndodhur rreth grupit. Por
një gjë dijeni, pavarësisht individëve, fryma e hip hop- it që ne e kemi
kultivuar dhe Baba Stars, hip hop- i i vërtetë do të jetë gjallë gjithmonë.
BabaStars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë e unë jam shumë
krenar për këtë gjë.” përfundon Cozman.




